Zeroja në rezultat te Barcelona, “njollë” historike për blaugranat dhe trajnerin Flick

Zeroja në rezultat te Barcelona, “njollë” historike për blaugranat dhe trajnerin Flick

26 Nëntor 2025 12:30 Alfred Lleshi Barcelona u mposht 3-0 nga Chelsea në “Stamford Bridge”, një rezultat që jo vetëm e vë ekipin katalanas në vështirësi në Champions, por edhe iu jep fund dy serive historike, një kolektive dhe një individuale. Barça mbante deri të martën rekordin e vet si klubi me më shumë ndeshje radhazi duke shënuar; 53 ndeshje. Që nga 15 dhjetori 2024, në humbjen 1-0 ndaj Leganés, katalanasit nuk kishin mbetur pa shënuar gol, por seria u ndërpre në Londër. Po ashtu përfundoi edhe një arritje personale e Hansi Flick. Trajneri gjerman nuk kishte parë kurrë më parë një skuadër të tij të mbetej pa shënuar në Champions. Deri ndaj Chelsea, ai kishte drejtuar 37 ndeshje (18 me Bayern Munich, 19 me Barçën),...