Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kompany s’i trembet Arsenal: Detyra jonë është të luajmë dhe fitojmë ndaj më të mirëve
Pak orë para ndeshjes që Bayern Munich do të luajë sonte në Londër ndaj Arsenal, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany dha një koment për këtë sfidë. “Ne fituam katër ndeshjet e para dhe kjo ishte e rëndësishme. Deri më tani, kemi bërë atë që kishim ndërmend të bënim dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Kompany. “Të luajmë kundër këtij ekipi do të jetë detyra më e vështirë me të cilën do të përballemi tani. Dhe jemi të lumtur për këtë, pasi kjo është arsyeja pse jemi këtu, kjo është ajo që duam, të luajmë dhe fitojmë me më të mirët“, tha më tej trajneri belg. Lidhur me trajnerin e “topçinjve”, Kompany theksoi cilësinë e punës së Mikel Arteta: “Ai luajti një rol themelor te Arsenal....