Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
De Ligt: Pas humbjeve të tilla duhet të rikuperojmë psikologjikisht dhe të qëndrojmë të bashkuar
26 Nëntor 2025 13:05 Telesport Matthijs de Ligt mendon se te Manchester United të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar, të identifikojnë problemet e tyre dhe të rikuperojnë sa më shpejt nga “nata shumë e keqe” e së hënës në shtëpi, kur u mundën 0-1 nga ndaj Everton, që luajti për 70 minuta me 10 lojtarë. “Djajtë e kuq” dominuan në mbajtjen e topit dhe në numrin e goditjeve në portën kundërshtare, por skuadra e Ruben Amorim nuk mundi të gjente një përgjigje pozitive. Mbrojtësi holandez De Ligt tha: “Mendoj se ajo ishte një natë shumë e keqe për ne, veçanërisht mënyra se si luajtëm kundër një ekipi me 10 lojtarë”. “Pësuam një gol dhe nuk krijuam shumë raste. Mendoj se në përgjithësi ishte një...