Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rrëshqitjet e dherave bllokuan zonën, nis puna për hapjen e rrugës
Punimet për zhbllokimin e rrugës në zonën e Mesmalit në Maliq vazhdojnë me intensitet të shtuar. Ekipet e ndërhyrjes në terren po punojnë prej orësh për të hequr materialet dhe për të rikthyer qarkullimin normal në aksin që lidh zonën me qendrat përreth. Sipas informacioneve paraprake, bllokimi është shkaktuar nga reshjet e dendura dhe lëvizja e masiveve të dheut, duke krijuar vështirësi serioze për banorët dhe mjetet që lëvizin në këtë segment. Autoritetet lokale kanë angazhuar mjete të rënda për pastrimin e rrugës, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën për të parandaluar incidente të tjera të mundshme. Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përfundimin e punimeve, ndërsa autoritetet premtojnë se qarkullimi do të rikthehet sa më shpejt të jetë e...