56-vjeçari, ‘bie në hetime’/ Goditet rasti i gjuetisë së paligjshme, gjenden edhe dy…

56-vjeçari, ‘bie në hetime’/ Goditet rasti i gjuetisë së paligjshme, gjenden edhe dy…

Policia e Pogradecit ka goditur një rast të gjuetisë së paligjshme në fshatin Selcë e Poshtme. Në gjendje të lirë do të hetohet një 56-vjeçar nga Elbasani teksa, blutë gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu. Si provë materiale u sekuestrua 1 armë gjahu, fishekë dhe 1 automjet. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë. Gjatë kontrolleve, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, është kapur në flagrancë 1 shtetas që po kryente gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjetën 2...