Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Ndërrove jetë në krahët e mi”, Reagimi rrëqethës i ish-bashkëshortes së Shpat Kasapit, publikon videon prekëse me djalin
Ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi ka shpërndarë një reagim të thellë emocional pak pas ndarjes së tij nga jeta, duke publikuar një video ku këngëtari shihet duke mbajtur në krahë djalin e tyre, Roelin. Postimi është shoqëruar me një mesazh të gjatë e tronditës, ku ajo tregon momentet e fundit, sakrificat e përbashkëta dhe dhimbjen që ka lënë pas vdekja e papritur e artistit. Ajo rrëfen se Shpati ndërroi jetë “në krahët e saj”, në një periudhë kur ata ishin duke u përpjekur të siguronin dokumentet e nevojshme për djalin e tyre, me shpresë që ta çonin sa më shpejt në Itali për logopedi. Ajo shprehet se ishin shumë të lodhur, të stresuar, por gjithmonë të bashkuar për të mirën e djalit. Reagimi i plotë...