Zbardhen detaje të reja/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika: Hajde sqarohemi

Zbardhen detaje të reja/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika: Hajde sqarohemi

Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve përfundoi në sherr masiv mes dy grupeve, për pasojë u plagos me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas zënkës në rrjetet sociale adoleshentët kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar. Mësohet se dy adoleshentët kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta. Gjatë konfliktit 14-vjeçari me inicialet M.K., qëlloi 4 herë me thikë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. Autori i dyshuar u vu në pranga nga Policia e Durrësit, ndërsa bëhet me dije se 15-vjeçari...