Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK
Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Zeka ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, si pjesë e procedurës normale. Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion. Kujtojmë se Roven Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë dhe ai u lirua.