Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Julian Sulo është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të...