Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Juve “shkrin” në Norvegji, “thyen” Bodo/Glimt në limite, por Spalletti nuk feston: Kemi shumë probleme
Juve “shkrin” në Norvegji, del me 3 pikë përballë Bodo/Glimt duke marrë fitoren e parë në këtë edicion të Champions League, një sukses jetik për “Zonjën e Vjetër” që i mban në lojë. Pritej një ndeshje e vështirë dhe ashtu ndodhi, me Bodo/Glimt që i befasoi në minutën e 27-të me Blomberg që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda në zonë. Juve reagoi me fillimin e pjesës, ku Openda pas një rrëmuje në zonë barazoi shifrat në 1-1. Juve nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 59-të, McKennie me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 87-të, Bodo/Glimt fitoi një 11-metërsh. Fet u tregua i...