Miranda kritikon Spallettin: Si trajner ishte fitues, si njeri e dominonte hakmarrja

Miranda kritikon Spallettin: Si trajner ishte fitues, si njeri e dominonte hakmarrja

26 Nëntor 2025 10:47 Alfred Lleshi Joao Miranda, ish-mbrojtësi i Interit dhe Atletico Madridit, ka folur hapur për marrëdhënien e vështirë me Luciano Spalletti: “A mund të kisha bërë më shumë? Po, por me Mancini, De Boer dhe Pioli isha titullar. Pastaj erdhi Spalletti, një njeri që impononte frikë. Si trajner ishte fitues, e riktheu Interin në Champions dhe hapi rrugën për të ardhmen, por si njeri…, ta lëmë mënjanë”. Miranda shtoi: “Ai jetonte me frikën që dikush të fliste keq për të. Pak lojtarë kishin marrëdhënie të mira. I mirë për çështje fushe, por nuk pëlqente ata me mendim tjetër. Pas debatit me të luaja gjithnjë e më pak. Shumë gjëra i merrte personale, si heqja e fanellës nga Icardi, pastaj kalonte në hakmarrje....