FIFA zyrtarizon vazon, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast kualifikimi

FIFA zyrtarizon vazon, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast kualifikimi

FIFA ka zbuluar ndarjen e vazove për shortin e Botërorit, që do të hidhet më 5 dhjetor, në Uashington D.C. Në vazon e parë do të jenë pritësit, SHBA, Meksikë, Kanada, por edhe ekipet e renditura më mirë në renditjen e përgjithshme, si Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika dhe Gjermania. Të gjashta skuadrat që do të vijnë nga “play-off”-et, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën, do të jenë në vazon e katërt. Kjo procedurë i pozicionon fituesit e “play-off”-eve si skuadrat më të dobëta në vlerësim. Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e axurrëve duhet të...