Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Juventusi bllokohet në Bodo pas fitores, stuhia vendos në rrezik rikthimin në Torino
Juventusi fitoi 2-3 kundër Bodo/Glimt në Norvegji mbrëmjen e të martës. Sfida u vendos vetëm në minutat shtesë, teksa “Zonja” siguroi fitoren e parë të sezonit në fazën e ligës së Champions League. Në një mbrëmje të acartë djemtë e Spallettit ditën të përmbysnin rezultatin, duke marrë tri pikë. I ftohti i ka shoqëruar bardhezinjtë prej tre ditësh, ndërsa rrezikojnë mos kthehen sipas programit në Torino. Ne aeroportin e Bodos disa fluturime janë shtyrë dhe mbi 1 mijë pasagjerë po presin, kjo pasi pista ka ngrica dhe borë. Klubi i Juves e ka programuar udhëtimin për në orën 12:00 të kësaj mesdite, por mediet në Itali bëjnë me dije se kushtet e vështira atmosferike dhe një stuhi bore pritet që të zhvendosë programin, edhe pse ende asgjë nuk...