Analiza e CNN/ Plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë, ja 3 çështjet kritike që mund të sjellin finalizimin e marrëveshjes ose fundin e negociatave

Analiza e CNN/ Plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë, ja 3 çështjet kritike që mund të sjellin finalizimin e marrëveshjes ose fundin e negociatave

Pavarësisht “disa pikave të mbetura të mosmarrëveshjes”, Presidenti Trump përshëndeti “progresin e jashtëzakonshëm” të bërë nga ekipi i tij drejt përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Më parë, diplomati i tij më i lartë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjithashtu mbajti një ton optimist pas bisedimeve “shumë pozitive” për Ukrainën në Gjenevë në fundjavë. “Pikat që mbeten nuk janë të pakapërcyeshme”, tha ai. Ndërkohë, ndërsa një i dërguar ushtarak amerikan u takua me zyrtarë rusë në Abu Dhabi, u deklarua madje se “ukrainasit kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes”, pavarësisht “disa detajeve të vogla që duhen zgjidhur ende”. Kjo është kthesa optimiste që administrata Trump u ka dhënë negociatave të vështira dhe të ndjeshme që po zhvillohen aktualisht për të krijuar...