Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025 – 2028
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë 284 milionë lekë. Për tre vitet e ardhshme, periudhën 2026–2028, parashikohet të shpenzohen edhe 870 mln lekë apo rreth 9 mln euro të tjera për ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për të larguarit nga puna. Kjo e çon totalin e faturës së shpenzimeve për periudhën 2025–2028 në rreth 1,1 mld lekë, ose afërsisht 12 mln euro. Të dhënat janë publikuar te “Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, i rishikuar”. Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë. Dëmshpërblimi për çdo vendim llogaritet nga 1,9 mln lekë deri...