‘1 mln euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS

‘1 mln euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një tjetër kallëzim penal, i 12-ti me radhë, duke denoncuar një sërë aferash korruptive në Bashkinë e Kuçovës. Në qendër të kallëzimit të fundit është një tender me vlerë 1 milion euro për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Havaleas, për të cilën Maliqi pretendon se ka klasa pothuajse bosh. Sipas denoncimit të bërë publik para mediave, tenderi për shkollën ku, sipas tij, nuk mëson as një e dhjeta e nxënësve, është fituar nga nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Maliqi akuzon për manipulim të procedurave të prokurimit, skualifikim fiktiv të operatorëve, krijim të një gare formale dhe devijim të fondeve publike, duke theksuar se bëhet fjalë për “lidhje të qarta politike”. Ky...