Merr fund pritja, KLP zgjedh kreun e ri të SPAK më 11 dhjetor, për drejtorin e BKH vendoset sot

Merr fund pritja, KLP zgjedh kreun e ri të SPAK më 11 dhjetor, për drejtorin e BKH vendoset sot

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka caktuar datën se kur do të pyesë katër kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor 2025, ora 9:00. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. Kreu i ri i SPAK, pritet të zëvendësojë Altin Dumanin, mandati i të cilit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti. Pas kësaj date, Dumani do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm. Ndërkohë, mësohet se sot pritet të ketë zhvillime edhe për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pasuesi i Aida Hanajt në kreu të BKH-së duhej të ishte zgjedhur që më...