SPAK thellon hetimet për “Bankers”, në skaner rrjeti i gjerë kriminal me mashtrime fiskale, fshehje të ardhurash,…

SPAK thellon hetimet për “Bankers”, në skaner rrjeti i gjerë kriminal me mashtrime fiskale, fshehje të ardhurash,…

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja e “Bankers” është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore, strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale. Pas kalimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), dy prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet. Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i...