Artan Hoxha paralajmëron të tjera telashe për Belinda Ballukun, ja dosja tjetër që pritet t’i shpërthejë…

Artan Hoxha paralajmëron të tjera telashe për Belinda Ballukun, ja dosja tjetër që pritet t’i shpërthejë…

Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar pezullimin nga detyrat të zv/kryeministres Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme është shprehur se zv/kryeministrja duhet të ishte penalizuar më herët në lidhje me dy TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke folur dje në një media, z. Hoxha deklaroi se problematikat për këtë projekt janë ngritur shumë më herët se hetimi aktual dhe se, sipas tij, Balluku duhej të ishte përballur me përgjegjësi që më parë. “Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira”, tha ai, ndërsa shtoi se hetimet për Ballukun tani janë orientuar në ndërtimin e Unazës së Madhe dhe rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e cila u shemb. Ai rikujtoi se kompania që operon tecet lundruese është e lidhur me ish-ambasadoren amerikane...