“Fundi i Ramës, i pashmangshëm”/ Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku, reagon gazetari: Ata kanë bërë pazarin

“Fundi i Ramës, i pashmangshëm”/ Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku, reagon gazetari: Ata kanë bërë pazarin

Dosja “Balluku”, ku e pandehur është marrë numri dy i qeverisë jo vetëm që ka tronditur themelet e qeverisjes, por ka ekspozuar edhe një model të përsëritur të menaxhimit të skandaleve brenda mazhorancës. I ftuar në një studio televizive, gazetari Ardit Zeneli, shprehet se strategjia e kryeministrit në rastet e hershme të hetimeve të zyrtarëve të lartë, të vënë nën akuzë është një skemë të qartë, e cila tashmë duket se ka arritur në një pikë bllokimi. Zeneli theksoi se ndryshe nga rasti i fundit, në skandalet e mëparshme që përfshinin figura si Saimir Tahiri, Ilir Beqja apo Lefter Koka, kryeministri ka vepruar me qetësi, duke u dhënë kohë dhe mbrojtje bashkëpunëtorëve të tij. Kjo qasje, sipas gazetarit, ka kulmuar me një “pazar” të heshtur:...