Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Studim alarmant/ Videot e shkurtra po ‘kalbin trurin’, ndikim serioz në shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse
Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka publikuar një studim të gjerë që konfirmon se videot e shkurtra në platforma si TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts kanë ndikim të dukshëm negativ në shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Fenomeni i njohur gjerësisht si “kalbja e trurit”, i shpallur edhe “Fjala e Vitit” nga Fjalori i Oksfordit vitin e kaluar, rezulton të mos jetë thjesht një memë, por një sindromë neurokognitive me pasoja reale. Studimi, i cili analizoi të dhënat e 98,299 pjesëmarrësve në 71 hulumtime, tregon se konsumimi i tepërt i videove të shkurtra lidhet me rënie të vëmendjes, dobësim të kontrollit njohës dhe rritje të varësisë nga stimuj të shpejtë. Të rinjtë, sipas të dhënave, kalojnë mesatarisht 6.5 orë në ditë në internet. Sipas studiuesve, ekspozimi...