Kuvend/ Sot dita më e ‘nxehtë’ për buxhetin 2026, ja çfarë pritet të ndodhë në komisione

Kuvend/ Sot dita më e ‘nxehtë’ për buxhetin 2026, ja çfarë pritet të ndodhë në komisione

Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në orën 10:00 do të zhvillohet seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar me VKM për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave. Në orën 12:00 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të zhvillohen seanca dëgjimore për buxhetin e vitit 2026 me Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe grupet e interesit. Në orën 13:00 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të bëhet diskutimi dhe votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.