Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Do t’i ketë kundërshtarë në fushë, Simeone “i shkel syrin” Interit: Një ditë do të jem trajneri i tyre
Interi do të përballet me Atletikon e Madridit mbrëmjen e së mërkurës, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Simeone ka folur për mediat në prag të kësaj sfide, ku i ka “shkelur syrin” pankinës zikaltër. Trajneri i Atletikos ka deklaruar se një ditë do të jetë në stolin e Interit, ekip me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist. “Nuk varet vetëm nga mua, por në karrierën time si trajner mund ta përfytyroj veten duke menaxhuar Interin një ditë. Mendoj se kjo do të ndodhë një ditë”, është shprehur Diego Simeone./Sport Ekspres/