Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Maresca: Estevao dhe Lamine do të jenë si Messi dhe Cristiano Ronaldo
26 Nëntor 2025 8:10 Alfred Lleshi Enzo Maresca, trajner i Chelseat, i cili triumfoi ndaj PSG-së në finalen e Botërorit të Klubeve në korrik, fitoi ndeshjen ndaj Hansi Flick dhe Barçës. Ai tregoi modestinë pas fitores 3-0: “Është një fitore e madhe, sepse kundërshtar ishte Barcelona, por nuk ka ndryshuar asgjë për ekipin tonë dhe atë që mund të arrijmë. Tani fokusi është tek Arsenali”. Maresca theksoi rëndësinë e posedimit: “Barcelona ndihet mirë me topin, nëse nuk e ka, i vështirësohet gjithçka. Ne përpiqemi ta ruajmë topin dhe të krijojmë raste. Edhe me 11 lojtarë përballë, ekipi ynë po luante shumë mirë”. Ai vlerësoi atmosferën festive: “Ishte një natë fantastike për lojtarët, klubin dhe tifozët”. Për Estevao dhe Lamine Yamal: “Siç tha Raphinha, do të...