“Kupa është mbushur”, Lala: Rënia e Ballukut paralajmëron hetime drejt kryeministrit

“Kupa është mbushur”, Lala: Rënia e Ballukut paralajmëron hetime drejt kryeministrit

Gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka bërë komente të forta lidhur me hetimin që SPAK po zhvillon ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se procesi hetimor deri tani nuk është i plotë dhe se sipas saj çështja pritet të ketë pasoja politike deri në nivelet më të larta. Lala deklaroi se thelbi i çdo hetimi që ka të bëjë me zyrtarë të lartë duhet të jetë gjurmimi i pasurive të përfituara padrejtësisht, por në rastin e Ballukut kjo pjesë nuk është trajtuar mjaftueshëm. “Hetimi i SPAK nuk është i plotë në këndvështrimin tim për Ballukun. Thelbi i hetimit që ka të bëjë me goditjen e zyrtarëve të lartë është të gjurmosh pasuritë që ata i kanë marrë në mënyrë të padrejtë,”...