Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ylli Manjani pyet SPAK: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar mbi një foto të dalë sipas tij nga celulari i sekuestruar i Ervis Berberit. Manjani ngre pyetje për SPAK, për mënyrën se si kjo foto ka rënë në dorë të Gazment Bardhit. Postimi i Ylli Manjanit Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave. Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?! Në ç’rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit...