Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

Imzot Joan Pelushi Shekulli 21 me globalizimin, teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor, në përgjithësi dhe nga këto sfida, pa dyshim, nuk mund të përjashtohet edhe Kisha Ortodokse. Asaj i duhet që të përballohet me këto sfida jo vetëm thjesht për t’u mbrojtur, siç fatkeqësisht ka ndodhur shpesh, por edhe të gjejë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë së saj globale. Në përgjithësi, Kisha Ortodokse, shpesh herë edhe nga vetë anëtarët e saj, është vlerësuar duke u mbështetur kryesisht vetëm në historinë e dy shekujve të fundit të saj, si një Kishë e lidhur ngushtë me një kulturë të vetme, në një vend të caktuar gjeografik dhe të interesuar...