Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Beleri: Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë
Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se e ka ndihmuar kreun e PD-së, Sali Berishën, “për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”. “Partia Demokratike bën pjesë te grupimi i madh i EPP-së. Në vitin e fundit, zoti Berisha ka ardhur në Bruksel 2-3 herë dhe unë jam munduar me fuqinë time modeste që t’i krijoj mundësitë për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”, tha Beleri. Eurodeputeti shtoi se ka bërë pyetje në Komisionin Europian edhe për prishjet e ndërtimeve në Theth. “Kam ndërhyrë edhe për qëndrimin e zonjës Kos, për kapjen e gjyqësorit nëpërmjet vetting-ut, por të gjitha këto gazetarët në Shqipëri i interpretojnë...