Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përmbytjet/ 700 krerë bagëti e 2 mijë shpendë u mbytën në Sarandë! Nis verfikimi dëmeve në Lezhë, 300 ha ende në ujë
Në Çukë të Sarandës, vijon puna për të mbyllur çarjen e argjinaturës së lumit Bistrica. Uji që vërshoi gjatë reshjeve intensive, shkaktoi dëmet të konsiderueshme për fermerët. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine shifrat paraprake janë alarmuese. “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të shumta ka pasur gjithashtu edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur’, thotë Jolio Dine, Drejtues i grupit operacional. Për të ardhur në ndihmë fermerëve të prekur, emergjencat civile kanë ofruar deri tani 8 tonë ushqim për bagëtitë. “Çdo person i dëmtuar duhet të paraqitet në Bashkinë Sarandë për raportimin e dëmeve. Vetëm pas...