SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa veto në BE

SKEMA e Ramës, lëshon sovranitetin për pushtetin/ Shqipëria pa veto në BE

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa komentoi në studion e QUO VADIS propozimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të heqë dorë nga vetoja në proceset e Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo lëvizje ka një domethënie të fortë politike dhe strategjike, duke synuar të neutralizojë skeptikët që kundërshtojnë zgjerimin e BE-së. Gjithashtu, Stringa vlerësoi rikthimin e vëmendjes te marrëdhëniet me Italinë, të cilat i cilësoi thelbësore për interesat shqiptare. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ka një element shumë të rëndësishëm këtu që dua ta theksoj. Është propozimi i kryeministrit Rama që Shqipëria të heqë dorë nga veto. Pse ky propozim në këndvështrimin tuaj Vetëm anëtarësimi në Bashkimin Europian të detyron të heqësh dorë nga sovraniteti. Kur ti nuk pranon të kesh as veton, do të thotë të...