Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U shpall “Autori më i mirë i vitit”, Artan Fuga flet për romanin që ‘tronditi’ familjen
Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin “Ndëshkimi i Dytë i Evës”, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Fuga zbuloi në “Goca dhe Gra” disa nga detajet e këtij romani, që duket se do t’i rrëmbejë lexuesit nëpër faqet e tij. “5 vite për ta studiuar çështjen, 1 vit për ta shkruar. Kur shkruan, personazhi të merr me vete. Është gabim ta përmbash veten dhe të mos shkosh atje kur të çon personazhi. Në roman nuk është vetëm një burrë, por disa. Një burrë që ka disa element që e spikatin si...