Kosovë/ Shkarkohet kryeprokurori i shtetit, ambasada amerikane bën thirrje për respektim të ligjeve

Kosovë/ Shkarkohet kryeprokurori i shtetit, ambasada amerikane bën thirrje për respektim të ligjeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që t’i respektojnë ligjet e vendit dhe t’i ndjekin procedurat e duhura ligjore. Këtë qëndrim, ajo e dha për Radion Evropa e Lirë, kur u pyet në lidhje me zhvillimet e fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), që kulmuan me shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Më 20 nëntor, anëtarja e KPK-së, Jehohna Grantolli e ka propozuar shkarkimin e Kelmendit, pas raportimeve në një media lokale në Kosovë kinse ai kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën gjyqtarja e konsideronte ngjarje të trilluar. Kelmendi e ka mohuar bashkëpunimin në atë rast, ndërsa...