Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj institucionit“/ AZHBR reagon pas akuzave: Synojnë dëmtimin e imazhit
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar zyrtarisht këtë të martë, duke deklaruar se prej një kohe të gjatë është bërë shënjestër e një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të cilat, sipas institucionit, synojnë dëmtimin e imazhit dhe pengimin e punës së tij. Në njoftimin për mediat, AZHBR bën me dije se ka depozituar kërkesë pranë organeve kompetente, duke kërkuar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe përgjegjësit të mbajnë pasojat që parashikon ligji. Institucioni thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar, ekspert të fushës apo gazetar që kërkon informacion mbi aktivitetin dhe programet që menaxhon. Sipas AZHBR-së, transparenca dhe bashkëpunimi me publikun janë pjesë thelbësore e punës së përditshme. “Do të vazhdojmë të veprojmë me integritet...