Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/ Eksperti tregon zanafillën e korrupsionit
Eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, Azmi Stringa, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka dhënë një analizë mbi sjelljet shoqërore të shqiptarëve. Ai tha se toleranca e lartë ndaj të vështirave dhe padrejtësive është rrënjosur thellë nga historia. Siç u shpreh eksperti, shqiptarët, ndryshe nga popujt perëndimorë, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të duruar situata të vështira, gjë që formëson edhe reagimin e tyre ndaj problemeve të sotme. “Njeriu është qenie që krijon, falë edhe natyrës që gjeneron energji. Edhe në kohë të diktaturës, diktaturat janë mbajtur gjallë sepse njeriu është qenia më kryesore që gjeneron energji të pafundme. Dëshira për të mbijetuar, edhe në kushte shumë të vështira, e ka pjesë të jetës vetë. Kështu që, fatkeqësia e Shqipërisë...