SHBA me sytë nga Shqipëria/ Logu: Aferat korruptive shqetësuan Ambasadën Amerikane

SHBA me sytë nga Shqipëria/ Logu: Aferat korruptive shqetësuan Ambasadën Amerikane

Aktiviteti i shtuar së fundmi i Ambasadës së SHBA në Tiranë, veçanërisht i të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn, përkon me një periudhë hetimesh të profilit të lartë nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar mes ekzekutivit dhe Prokurorisë së Posaçme. I ftuar në intervistën e edicionit të mbrëmjes në Syri Tv, këshilltari ligjor i PD, Marash Logu foli mbi motivet dhe mesazhet që fshihen pas lëvizjeve të fundit diplomatike amerikane. Sipas Logut, ambasada amerikane është rikthyer në skenë me një fokus të qartë: lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut, që për Këshilltarin Ligjor të PD, ky riangazhim u theksua nga një sërë takimesh të nivelit të lartë, përfshirë atë me krerët e grupeve parlamentare, duke...