‘Indiferenca është skandaloze’, Gjekmarkaj: Qeveria e zhytur në korrupsion favorizon klientët

‘Indiferenca është skandaloze’, Gjekmarkaj: Qeveria e zhytur në korrupsion favorizon klientët

Partia Demokratike dënon me forcë indiferencën skandaloze të qeverisë ndaj minatorëve të Spaçit në Mirditë që vijojnë prej javësh të nëpërkëmbwn. “Ndërsa qeveria e zhytur në kurrupsion vazhdon të shpërndajë favore për klientët e saj politikë, minatorët, punëtorët që përballen çdo ditë me risk për jetën e tyre, trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kërkesat e minatorëve për paga të drejta dhe kushte minimale sigurie nuk janë vetëm të ligjshme, por edhe urgjente” shkruhet në reagimin e postuar në facebook nga nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj. Më tej në deklaratë nënvizohet se braktisja e tyre nga qeveria tregon një papërgjegjshmëri të thellë politike dhe një shkëputje totale nga realiteti i njerëzve që mbajnë ekonominë në këmbë. “Partia Demokratike qëndron fuqimisht në krah të minatorëve dhe...