Minatorët e Spaçit ngrihen në protestë më 27 Nëntor: “Mbrojmë dinjitetin tonë!”

Minatorët e Spaçit ngrihen në protestë më 27 Nëntor: “Mbrojmë dinjitetin tonë!”

Minatorët e Spaçit njoftuan se më 27 Nëntor, në orën 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit. Ata bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti, autoritetet, deputetët dhe mediat, duke e konsideruar qëndrimin e kompanisë koncesionare “Tete Albania Tunnel & Mining” dhe indiferencën e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit si të papranueshëm dhe antiligjor. “Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur dinjitetin, nderin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” thuhet në njoftimin e tyre.