Ngjarja e Oroshit/ Gazetari: Hamza Uka stërviste edhe të mitur, rekrutonte njerëz për të luftuar për ISIS

Ngjarja e Oroshit/ Gazetari: Hamza Uka stërviste edhe të mitur, rekrutonte njerëz për të luftuar për ISIS

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Orosh forca të policisë dhe antiterrorit zbarkuan në zonë, pas njoftimit se në një banesë gjendeshin dy persona të armatosur. Pas 12 orësh negociata, Julian Ccumraku dhe Hamza Uka u vetëdorëzuan. Gazetari Trashëgim Sokolaj zbuloi detaje të reja lidhur me të shkuarën e këtyre dy personave. Sokolaj tha se Hamza Uka rekrutonte persona për në ISIS dhe se gjatë qëndrimit të tij në burg, vijonte sërish aktivitetin. “Nga reagimi i tij dje, thjesht ka tërhequr vëmendje duke ikur. Arsenali i armëve që kanë janë armatime personale që këta i mbajnë si në skenat e ISIS. Flamuri që kanë në mur ka shprehje dhe është i shkruar ‘Shteti islamik’. Vetë ekzistenca e një shteti të tillë flet keq për precedentin. Këta...