Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Uka, ushtarak fillestar në Irak”/ Eksperti: Rasti në Orosh është i izoluar, kishin armatim të vitit 1997
Eksperti Faik Basha thotë se një nga personat të cilë mbanin armatime në Orosh dhe u përballën me policinë, Hamza Uka ka qenë ushtarak fillestar në Irak. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se rasti në Orosh është i izoluar dhe se dy terroristët kishin armatim të vitit 1997. “Nuk ka qenë oficer. Ka qenë ushtarak fillestar, nga niveli më i ulët. Ka kryer një mision, nuk është rekrutuar. Për shkak të stërvitjeve, mund të ketë mbledhur informacione të grupeve terroriste, por jo të krijojë kontakte, është jashtëzakonisht e vështirë. Nga ana e shërbimeve tona inteligjente është bërë një punë e jashtëzakonshme. Shqipëria ka pasur një shkëmbim informacioni dhe goditje të këtyre elementëve të lidhura me grupet terroriste. Ky rasti që ne po diskutojmë, është i izoluar. Patjetër që duhet të hetohet. Thuhet se është...