Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Gruaja me sirtarë”/ Shfaqet në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës. shfaqi mbrëmjen e kaluar premierën e dramës “Gruaja me sirtarë”, një vepër e fuqishme që vjen në skenë në kuadër të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në rolin kryesor, aktorja Mimoza Marjanaku përcolli emocione të forta tek publiku që përjetoi dramën e një fëmije-grua të abuzuar vazhdimisht nga dy meshkujt e jetës së saj. Për të kjo shfaqje ka një domethënie të veçantë. “Këtë herë është një emocion shumë më i madh sepse luaj kryerolin e jetës sime”, u shpreh aktorja Mimoza Marjanaku. Drama, me regji të Suela Bakos, sjell në skenë historinë e një gruaje që përfaqëson shumë të tjera që jetojnë forma të ndryshme abuzimi. “Abuzimi nuk është vetëm dhunë fizike, por edhe një...