Kujtohet antikomunisti Isuf Luzaj, 25-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektualit rebel që sfidoi diktaturën

Kujtohet antikomunisti Isuf Luzaj, 25-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektualit rebel që sfidoi diktaturën

“Komunizmi është një filozofi antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me kushtet paraprake që vendos, e gabuar dhe pa bazament”. Kjo është thënia lapidare e prof. Isuf Luzajt, shkrimtarit, poetit dhe filozofit që sot më 25 nëntor, kremton 25 vjetorin e vdekjes së tij. Isuf Luzaj lindi më 21 shkurt 1913 në Kaninë të Vlorës. Ai u dallua në rezistencën antikomuniste të Ballit Kombëtar si dhe në themelimin e Partisë Social-Demokrate në krah të Musine Kokalarit. Profesori Isuf Luzaj ishte antifashist, antikomunist si dhe një nga ideatorët e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore. Isuf Luzaj ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit 2000 në Chicago dhe sipas amanetit u varros në vendlindjen e tij, në Kaninë Top...