Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
FIFA konfirmon ndarjen e vazove, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast se kualifikohen për Botërorin 2026
Të premten e javës së ardhshme, në Uashington D.C., do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026. FIFA ka konfirmuar edhe ndarjen përfundimtare të vazove për shortin që do të mbahet më datë 5 dhjetor. Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore: SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 9 skuadrat e tjera do të jenë përfaqësueset të renditura më lartë në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania. Një vëmendje do të jenë edhe për skuadrat që do të vijnë nga play off-i europian, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën. Të dyja ato, në rast kualifikimi, do të jenë në vazon e katërt, së bashku me dy skuadrat e tjera që vijnë nga play off-i. Ndarja...