Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Shkarkohet kryetari i Partisë Socialiste në Delvinë Izet Silaj, emërohet Nertil Boçi
Shkarkohet kryetari i Partisë Socialiste në Delvinë Izet Silaj, emërohet Nertil Boçi Në Degën e Partisë Socialiste në Delvinë ka ndodhur një ndryshim i papritur në drejtim. Kryetari i deritanishëm i PS-së Delvinë Izet Silaj është shkarkuar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Nertil Boçi. Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e kësaj lëvizjeje, si edhe detajet mbi procedurën e ndjekur për zgjedhjen e kryetarit të ri. Nertil Boçi u prezantua sot në një takim të zgjeruar të strukturave të Partisë Socialiste në Delvinë, takim ku mori pjesë edhe deputeti i zonës, Ardit Bido. Pas prezantimit, deputeti Bido publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku foli për arsyet e ndryshimit dhe qëllimet e reorganizimit të degës së PS në Delvinë....