PD publikon foton e “Bandës 2B” të Ballukut/ Ja personazhet kryesorë të skemës kriminale (Emrat)

PD publikon foton e “Bandës 2B” të Ballukut/ Ja personazhet kryesorë të skemës kriminale (Emrat)

Në foton e denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili e quan “banda 2B”, vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO. Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e pergjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje, e dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrise), e treta...