Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Defekt pas rrëshqitjes së gurëve në Bovillë, UKT paralajmëron kufizime të ujit në disa zona të Tiranës
Shkëputja e masivit të gurëve pak ditë më parë në afërsi të digës së Bovillës ka bërë që disa zona në Tiranë të mbeten pa ujë. Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë rrëshqitja e masivit shkëmbor ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut dhe zona e Yzberishtit.