Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çmontohet grupi kriminal shqiptar që bashkëpunonte me “Ndragheta” dhe “Kamorra”/ Mbushën Italinë dhe Evropën me kokainë latine
Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, u identifikua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, ndërsa mbante “kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine. Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak. Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të...