Mediat greke pretendojnë se kanë zbuluar arsyen/ Artan Hoxha u shpall “non grata” për një foto me “shqiponjën” në Konicë?

Mediat greke pretendojnë se kanë zbuluar arsyen/ Artan Hoxha u shpall “non grata” për një foto me “shqiponjën” në Konicë?

Protothema, një nga mediat më të mëdha në Greqi, i ka bërë jehonë shpalljes së gazetarit shqiptar Artan Hoxha, person “non-grata” në vendin helenik, duke pretenduar se ka zbuluar dhe arsyen se përse autoritetet kanë marrë këtë vendim.  Media greke e nis shkrimin e pamjet e publikuara, kur ai shkon në Doganën e Kakavijës dhe aty njoftohet për vendimin e palës greke, si dhe urdhrin për t’u kthyer pas, pasi kishte një ndalim hyrje të përjetshëm.  “Gjatë kontrollit, autoritetet greke e informuan atë se ndaj tij ishte vendosur një ndalim hyrjeje për jetë, pasi ai konsiderohet një “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. Hoxha më parë ka qenë shqetësues për shërbimet greke për shkak të qëndrimeve të tij nacionaliste dhe promovimit sistematik të...