Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nisin ‘riformatimet’ brenda Bashkisë Vlorë pas zgjedhjes së Brunilda Mersinit si kryetare
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, nuk po humbet kohë dhe ndryshimet në institucion po vijnë njëra pas tjetrës, sikur të kishte hapur sezonin e “riformatimeve”. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se pas dorëheqjes së Skerdi Tushes nga posti i shefit të kabinetit, vendin e tij e ka marrë Joliana Llanaj. Ndërkohë, mësohet se gati për dorëheqje janë edhe tre drejtues të tjerë me varësi nga Bashkia e Vlorës, ç’ka sinjalizon një ristrukturim të thellë në administratë. Burime nga bashkia bëjnë me dije se Mirela Mishgjoni pritet të jetë pjesë e administratës së re, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse ajo do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme apo atë të drejtoreshës pranë Drejtorisë Juridike. Gjithashtu, në vend të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes është komanduar Ariela Çuçi. Duket se...