Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3. Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me formacionin titullar: Mone (GK), Bajramaj, Hasaj, Mustafaj, Hysa, Ago, Kadiolli, Vata, Ndoj, Qose, Reci. Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike. Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare...