Tërmet Peçi sot në SPAK/ Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u thirr në Prokurorinë e Posaçme

Tërmet Peçi sot në SPAK/ Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u thirr në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.  Siç mëson Top Channel bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit. Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986. Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.  Kallëzimi tjetër është nga Ardiana Kalaja që sidomos tre vitet e fundit është kthyer në një korrenspodente denoncimesh në SPAK.